Një 27 vjeçar shqiptar i cili grindej vazhdimisht me të dashurën e tij, për të mos fshehur drogën në shtëpi është arrestuar nga policia Italiane, me pezë doza kokaine.
Shqiptari e kishte fshehur drogën në një shkëmb, në një fushë të izoluar larg nga sytë e njerëzve.
Policia me rroba civile e ka gjurmuar 27 vjeçarin shqiptar, ku kanë vënë re manovra të dyshimta.
Ato kanë ndaluar pranë një toke bujqësore, në Pinosa, Mariano Dalmine.
Me sjelljen e çuditshme të shqiptarit kanë vërejtur se aty ishte fshehur diçka, kanë gjetur pesë doza kokainë.
27 vjeçari shqiptar ka thënë "Unë nuk jam një shpërndarës droge, ato doza kokainë unë do i kisha përdorur për veten.
Isha i lodhur i bezdisur me të dashurën time, prandaj, në zemërim e sipër kam gjetur tokën bujqësore, mjaft të izoluar, dhe kam menduar se mund të jetë një vend shumë i mirë për të fshehur dhe për të ruajtur kokainë. "
Gjykatësi Alessandra Chiavegatti e ka dënuar me arrest shtëpie shqiptarin. "



