
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka kërkuar 1 miliardë euro nga fondet e Bashkimit Europian për mbrojtjen e kufinjve. Në një video në Facebook, ai tha se kërkesa nuk bazohet vetëm mbi faktin se Hungaria kërkon të mbrojë veten, por për të mbrojtur të gjithë Europën. Ne kemi shpenzuar 1 miliardë euro për sigurinë dhe mbrojtjen e kufinjve, të paktën gjysma e kësaj shume duhet të rimbursohet- u shpreh kryeministri hungarez. Orban tha gjithashtu se Hungaria do t’i propozojë liderëve të BE-së, një “kartë të kuqe” procedurash për të rritur sovranitetin e parlamenteve kombëtare në rast se ato akuzohen se kanë shkelur dhe dhunuar interesat kombëtare sa i takon cështjes së refugjatëve. Ai prej kohësh është shprehur kundër politikave të BE-së për refugjatët duke deklaruar se Hungaria nuk do të pranojë refugjatë, deklarata që janë kritikuar nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.



