
Gjatë ditës së sotme moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në zonat malore të lindjes.
Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, në veri, qendër, si edhe në relievet malore të lindjes dhe jugut, priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.
Priten reshje mesatare në qarqet Tiranë dhe Elbasan, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare shoqëruar me shtrëngata
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 16 / 20 °C
në vendet e ulëta: 14 / 21 °C
në vendet malore: 9 / 15 °C



