Mungesa e zbatimit të masave të sigurisë, po bëhet shkak për rritjen e numrit të aksidenteve në punë javët e fundit. Një shqetësim të tillë e ngre edhe Erald Kerluku, përfaqësues i Shoqatës Shqiptare të Inxhinierëve Konsulentë, i cili tregon për Tvt masat konkrete të sigurisë që duhet të plotësojnë fiormat ndërtuese, që në shumë raste neglizhonen
“Nese punojme ne armature, ngrihemi ne lartesi, nuk kemi hapesire, nuk kemi ku te kapemi nuk kemi nje mbulese, duhet te jene gjerat minimale, nje kapele, rripi i sigurimit permes elementeve fikse disa kushte shume te rendesishme te cilat vendosen nga ndertuesi i kantierit”.
Kërluku ngriti shqetësimin se shumë objekte nuk vendosin barriera mbrojtëse, mungesa e të cilave sipas tij bëhet shkak kryesor për aksidentet në punë.
“Nuk mund te mendojne nje objekt ne mes te Tiranes me lartesi mbi 3 kate te parrethuar me skela…Cfare fatkeqesish ka ndodhur jane pikerisht nga keta masa te pa marra, qe nga skela, qe te mbyllja e ktyre puseve teknike qe jane ashenensoret dhe kto jane burim rreziku”.
Edhe rasti i rënies nga lartësia e një të riu pak kohë më parë tek një pallat në ish-fushën e aviacionit, sipas Kërlukut ka ndodhur pikërisht për shkak të këtyre barrierave.
“Duke pare dhe videot qe jane publikuar ne media duket evidente qe punonjesi duket jo i pergjegjshem......Por patjeter duket qe ka nje mungese te barrierat mbrojtese.....Nëqoftëse aty ka nje rrezik, ka nje hapesire sepse dhe mund te kete ne kantiere hapesira te hapura, duhet te kete qoftes barriera, qofte duhet te kete nje person qe mos te lejoje ata njerez mos te kalosh aty”.
Një tjetër shqetësim që ngre përfaqësuesi i Shoqatës së Inxhinierëve, është mungesa e informacionit nga ana e punëtorëve të ndërtimit.
“Duhet te gjithe punonjesit te paraqiten ne mëngjes, tu lexohet e gjithe manuali, te informohen, te pyeten a jeni te informuar dhe mbi baze te saj ata me vullnetin e tyre duhet te firmosin jane te informuar dhe e kane informacionin si duhe te veprojne”.
Nga vëzhgimi i bërë nga TvT për disa ditë radhazi në një pjesë të kantiereve të ndërtimit në kryeqytet vihet re një mungesë e theksuar e kushteve të sigurisë në punë.



