
Marine Le Pen akuzohet për përvetësim të fondeve evropiane. Akuza vjen nga një raport i zyrës kundër mashtrimit të BE-së, i datës 11 mars, i cili iu dorëzua zyrtarisht prokurorisë së Parisit.
Lajmi është konfirmuar sot për agjencinë gjermane të shtypit Dpa nga prokurori parizian, duke thënë se aktualisht është duke e shqyrtuar dosjen.
Sajti i gazetarisë investigative Mediapart publikoi dje një pjesë të raportit për lideren e ekstremit të djathtë francez, e cila do të sfidojë presidentin Emmanuel Macron në balotazhin për zgjedhjet presidenciale të dielën. Sipas këtij dokumenti Le Pen ka përfituar 137 mijë euro në vitet në të cilat ajo ishte deputete e Parlamentit Evropian midis 2004 dhe 207 .
Avokati i Le Pen, Rodolphe Bosselut, i cituar nga Mediapart, mohon çdo akuzë kundër kandidates presidenciale dhe cili rezervon të drejtën për të ndërmarrë veprime ligjore kundër ish-bashkëpunëtorëve që mund të kenë përvetësuar fondet pa dijeninë e saj.



