Tirana “zhytet” në plehra/ Teliti: Jemi para një skandali të ri, menaxhim i padeklaruar i hedhjes së dherave (VIDEO)

Tirana “zhytet” në plehra/ Teliti: Jemi para një skandali të ri, menaxhim i padeklaruar i hedhjes së dherave (VIDEO)

Prej disa kohësh, landfilli i Sharrës nuk pranon më dherat e gërmimeve, çka sipas këshilltarit të PD-së në Bashkinë e Tiranës, Dorian Teliti, përbën një tjetër skandal në menaxhimin e mbetjeve në kryeqytet.

 

Në një deklaratë për “MCN Live”, Teliti tha se aktualisht kemi të bëjmë me një menaxhim të padeklaruar të hedhjes së dherave nga ndërtimet në Tiranë, ndërsa sipas tij, institucionet nuk kanë dhënë informacion mbi destinacionin e tyre.

 

Javën e kaluar kemi pasur një dëgjesë me përfaqësuesit e kompanisë që menaxhon landfillin dhe mbledhjen e plehrave të Tiranës. 

 

Aty u informuam se firma, e sekuestruar me urdhër të Prokurorisë, nuk pranon më depozitimin e dherave, ndryshe nga ç’ka qenë më parë e përcaktuar nga urdhri i kryetarit të bashkisë. 

 

Ndalimi i depozitimit ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi destinacionin e mbetjeve të ndërtimit në kryeqytet.

 

Pyetja që na lind dhe për të cilën nuk kemi marrë përgjigje është: ku shkojnë të gjitha këto dhera nga ndërtimet në Tiranë? 

Nuk kemi transparencë dhe nuk na është dhënë asnjë sqarim.

 

 

Teliti shtoi se mungesa e kontrollit dhe e informacionit krijon një situatë problematike për menaxhimin e mbetjeve.

 

 

Sot kemi një menaxhim të padeklaruar, sepse nuk dimë ku përfundojnë këto dhera. 

Çdo ndërtim gjeneron sasi të mëdha mbetjesh dhe nuk dihet destinacioni i tyre. Kjo është një kambanë alarmi. 

 

Mungesa e transparencës dhe e kontrollit institucional po krijon pasoja për mjedisin dhe zonat përreth kryeqytetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy