Mbyllja e qeverisë, kanadezët qerasin me pica kolegët amerikanë që nuk kanë marrë rrogën

Mbyllja e qeverisë, kanadezët qerasin me pica kolegët amerikanë që nuk kanë marrë rrogën

Kontrollorët kanadezë të trafikut ajror solidarizohen me kolegët e tyre, që po përballen me mbylljen e qeverisë. Punonjësit e të paktën 36 aeroporteve në SHBA kanë marrë pica nga kolegët e tyre kanadezë. Iniciativa ka nisur në Edmonton, kur kanadezët vendosën t’u çonin pica homologëve amerikanë në Anchorage, Alaskë. Por kjo ishte vetëm fillimi. Kësaj iniciative solidariteti iu bashkuan edhe aeroporte të tjera.

Ajo që SHBA po përjeton tani mund të konsiderohet si mbyllja më e gjatë e qeverisë amerikane. Të paktën 800 mijë punonjës në sektorë të ndryshëm shtetërorë punojnë pa u paguar ose qëndrojnë në shtëpi, për shkak të mosmiratimit të buxhetit. Trump ngul këmbë në përfshirjen në buxhet të një fondi për ndërtimin e një muri me Meksikën, çka kundërshtohet nga rivalët e tij politikë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy