
Seldjan Çani është i riu, kampion në bodybuilding, i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”.
Çani sqaroi se si një kampion si ai, duhet të aplikojë dieta drastike, përfshirë javët pa konsumim sheqeri dhe 14 të bardha të vezëve në ditë, të gjitha këto si qëllim para ndeshjes finale.
Jam në javën e 17 pa konsumuar fare sheqer. Kjo arrihet sepse thjesht ke një objektiv dhe i futesh asaj gjësë, objektivi qe ta çosh veten në një nivel tjetër që të dalim në një skenë bodybuildingu dhe që të dalësh në skenë, ka pak punë.
Të shtunën isha në një garë, dola mirë dhe pas dy jave jam në një garë tjetër dhe më duhet të punojë, ta çojmë veten në një nivel tjetër, dhje jemi prapë në dietë.
Gjatë kësaj periudhe, dieta përmban një proteinë të lartë, në mëngjes 45 g të bardha të vezëve, që i bie diku te 14 te bardha të vezës, pastaj kemi oriz, fileto, mish të kuq, peshku etj.
Të abuzoj me sheqer ndikon te rezultati, ka momente që tundohesh por je i disiplinuar, ke një qëllim dhe duhet ta arrish.
Përdor, sheqerin diabetik, pijet me zero sheqer, varët dieta është e personalizuar për qëllimin që ke.
Në momentin që nuk jam në garë, preferoj të heq sheqerin industrial dhe përdor sheqerin në fruta.



