Osmani: Europa në krizë, duhet të prodhojë një formulë të re ringritjeje ekonomike ose do BE do të shpërbëhet

Osmani: Europa në krizë, duhet të prodhojë një formulë të re ringritjeje ekonomike ose do BE do të shpërbëhet

Kryetari i Lëvizjes Atdheu, Kreshnik Osmani ndan bindjen se Europa është në krizë të thellë për ekzistencën e saj.

Duke folur në emisionin “Bilardo” në MCN TV, Osmani tha se prej vitesh të gjata Europa po përballet me transformime të frikshme demografike, të cilat kanë nxitur dhe krahun e së djathtës ekstreme i cili është vënë në mbrojtje se po vihet në pikëpyetje identiteti i vetë kulturor.

Ai shtoi se Europa është në krizë dhe tashmë ose do të ridimensionojë apo do të prodhojë një formulë të re të ringritjes ekonomike ose do të shpërbëhet BE.

Menjëherë pas fillimit të luftës në Ukrainë, kriza e Europës doli, varësia nga gazi rus, prej energjisë që është fryma e industrisë dhe ekonomisë, veçanërisht Gjermanisë dhe Francës.

Gabimi europian për ta lënë këtë varësi të shkonte kaq larg, edhe pse amerikanët e paralajmëruan, i sollën te kjo krizë.

NordStream 2 ishte intubimi energjik i Europës dhe një prej goditjeve vendimtarët. Europianët po mendojnë a mos po na bëjnë amerikanët ndonjë film këtu?

Është paranoja dhe analiza. Se amerikanët vetëm në gjashtë muajt e fundit kanë mbyllur Benz Mercedez dhe Porche.

Amerikanët i shkuan kompanive europiane në Kinë se kompanitë gjermane, franceze kanë shkuar atje se kostoja është më e lirë dhe krahu i punës.

I thanë Mercedez dhe Porche se ju jeni duke ushtruar aktivitet tregtar në një vend që shkel të drejtat e ujgurëve.

Gjermanët thanë ne do i shpëtojmë ujgurët. Ata i thanë shiko se ka probleme me të drejtat e njeriut atje.

Këta thanë ne jemi pa gaz, po na mbyllen fabrikat, nga Europa po na ikin në Amerikë.

Këtu dolën francezët kur shkoi vjet Macron në Kinë, tha se Europa duhet të përgatitet për një plan mbrojtjeje zhvillimi ekonomik jashtë tutelës amerikane.

Kjo e solli dhe liderin Xi Jinping në Paris dhe më pas në Beograd dhe Budapest. Europa është në krizë dhe tashmë ose do të ridimensionojë apo do të prodhojë një formulë të re të ringritjes ekonomike ose do të shpërbëhet BE.

Shpërbërja e BE është çështje që po diskutohet prej vitesh. Sigurisht ka rryma të forta që janë lodhur edhe nga performanca e të majtës liberale, burokratët e Brukselit, doktrinat liberale, pa duar, pa këmbë, të gjelbrit, këto që e cenojnë në fondamentet e identitetit europian.

Në ekstrem prodhojnë kundra ekstreme, përgjigjen e të cilave do e marrim në zgjedhjet e 9 qershorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy