
Këngëtari i muzikës pop, Florent Abrashi nga Gjakova, e nisi rrugëtimin e tij artistik në një prej skenave më të rëndësishme muzikore shqiptare, duke fituar edicionin e tretë të ‘The Voice of Albania’.
Me zërin e tij karakteristik dhe stilin e veçantë interpretues, Abrashi, në një intervistë për emisionin ‘Zgjohu me MCN’, ka rrëfyer sfidat dhe përvojat që pasuan pas këtij suksesi të madh, duke theksuar se arritjet e tij më të rëndësishme erdhën pikërisht pas këtij momenti kyç në karrierë.
Përballja e parë me botën e showbiz-it nuk ishte e lehtë. Isha shumë i ri dhe disi naiv. Nuk isha i përgatitur për faktin që industria e muzikës mund të jetë e ashpër dhe konkurruese. Menaxhimi dhe shoëbiz-i janë një botë më vete, shpeshherë të çuditshme.
Së fundi kam zënë vendin e dytë në Festivali i Këngës në RTK, duke dëshmuar pjekurinë time artistike dhe evoluimin ndër vite.
Duke kujtuar eksperiencën në “The Voice of Albania”, ai rrëfen se fillimisht ishte skeptik për të marrë pjesë, pasi muzikën e kishte më shumë hobi sesa profesion.
“Voice” më bindi që ta marr seriozisht këtë rrugë, edhe pse kisha nisur të këndojë që në moshën 10-vjeçare, fillimisht në korin e shkollës në Gjakovë.
Pas fitores, për disa vite kam qenë shumë aktiv në skenën e klubeve të natës në Tiranë, ndërsa sot më mungon energjia e publikut dhe organizimet madhështore atje.
Sa i përket festivaleve, dikur i kam parë si “pazare”, por sot mendoj ndryshe. Gjithçka varet nga pritshmëritë që krijon për veten. Nëse e sjell këngën me sinqeritet, festivali është rruga më e mirë dhe më organike për ta çuar atë te publiku.
Kënga ime e fundit në festival “Unë dhe ti” është një dedikim për bashkëshorten, e frymëzuar nga ndjenja personale dhe një vijë melodike nga repertori i Tirit, një artist që e admiroi shumë.



