Bardhi: Kuvendi ka humbur legjitimitetin, kërkesat tona janë të arsyeshme (VIDEO)

Bardhi: Kuvendi ka humbur legjitimitetin, kërkesat tona janë të arsyeshme (VIDEO)

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi shprehu vendosmërinë e opozitës për të vazhduar me aksionin e ndërmarrë, duke deklaruar se nëse do të tërhiqen do të pranojnë de fakto rënien e shtetit të së drejtës.

Ai deklaroi se edhe pse prej kohësh Kuvendi është futur në anormalitet, mazhoranca nuk ka asnjë respektim për të drejtat e opozitës.

Bardhi tha se nuk kanë kërkuar asnjë favor për veten por vetëm që të ushtrojnë të drejtat kushtetuese.

Opozitës i mohohet e drejta për të patur përfaqësuesin e saj në komisionin e Reformës Zgjedhore. Opozitës i mohohet e drejta për të kontrolluar qeverinë.

Ne kemi detyrë që të kontrollojmë qeverinë mbi zbatimin e kontratave në fushën e shëndetësisë dhe vendimmarrjen e Edi Ramës në kushtet e konfliktit të interesit.

Ajo që patë sot ishte vijimi i aksionit tonë për të mos lënë deputetët e mazhorancës të vijojnë punën në seancë. Praktikisht, kjo sallë ka humbur legjitimitetin.

Ne nuk kërkojmë të imponohemi me forcë dhe ata nuk mund të na imponohen me forcë, kërkesat tona janë të arsyeshme, ata duhet t’i kthehen rrugës së arsyes.

Konflikti jonë mes opozitës dhe mazhorancës, nuk mund të shtrihet ndaj një ftese të marrë nga BE.

Ka qenë një ftesë e PE, me mbështetjen e misionit të OSBE Tiranë, ku delegacioni duhet të ishte i balancuar, mazhorancë opozitë. Jo unë nuk kam qëndruar me asnjë koleg të mazhorancës.

Deklarata e Bardhit u bë në përfundim të seancës së sotme parlamentare, e zgjatur më pak se 20 minuta, ku pati sërish incidente dhe tymuese.

Ai tha se është e drejta e opozitës për komisione hetimore dhe se standardin e refuzimit duan ta kthejnë dhe në normë ligjore, por se një gjë e tillë është tërësisht antikushteuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy