
Të paktën katër fëmijë kanë vdekur dhe disa të tjerë u plagosën rëndë kur autobuzi i tyre i shkollës është "prerë në gjysmë" pasi u përplasur me një tren në jug të Francës.
Aksidenti tmerrshme ka ndodhur në afërsi të qytetit të Perpignan kur automjeti "është kapur në mes të barrierave 'menjëherë pas 4pm.
Nga aksidenti, 19 persona u raportuan të plagosur, 7 prej të cilëve në gjendje më serioze.
Nxënësit në autobus raportohen të jenë midis moshës 11 dhe 15 vjeç.
Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan autobusin e shkollës të prerë në dysh nga forca e rrëzimit.
Ekipet e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kërkuar mes rrënojave për të nxjerrë viktimat. Treni është përplasur me pjesën e pasme të autobusit, i cili dyshohet të ketë hyrë në kalimin hekurudhor edhe pse barrierat ishin duke u ulur, raportojnë mediat vendase.
Përplasja ndodhi në një pjesë të linjës ndërmjet Perpignan dhe Villefranche-de-Conflent.
Shërbimet e emergjencës janë vendosur në vendin e aksidentit. Ministrja e Transportit të vendit, Elizabeth Borne, tha se do të udhëtonte menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Shërbimet e urgjencës janë mobilizuar plotësisht”, tha ajo në "Twitter", duke e përshkruar përplasjen si një “aksident të tmerrshëm”.



