
Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, dhe ish-gruaja e tij, MacKenzie, kanë formalizuar divorcin e tyre në gjykatën e Uashingtonit. Bezos do të duhet të transferojë 4% të aksioneve të Amazon-it, me vlerë 38.3 miliardë dollarë, te gruaja e tij. Kjo shifër e vendos MacKenzie Bezos në në vendin e 22-të në renditjen Bloomberg të 500 njerëzve më të pasur në botë. Bezos do të mbajë 12% të aksioneve, me vlerë 114.8 miliardë dollarë, dhe mbetet njeriu më i pasur në planet.
Fatura e ndarjes së çiftit Bezos është gati sa trefishi i 38 divorceve më të shtrenjta në histori, duke lënë pas emra si ato të Ecclestone, Murdoch, Madonna, Paul McCartney, Harrison Ford, Steven Spielberg, por edhe Aga Khan, Mick Jagger, Tiger Woods, Mel Gibson dhe Roman Abramovich.
Sipas marrëveshjes, shkrimtarja MacKenzie Tuttle, 49 vjeç, do të marrë 19.7 miliardë aksione të Amazon, ose një 4% aksioneve. Ajo ka bërë të ditur se do t’i shesë aksionet e saj në Washington Post dhe në kompaninë eksploruese të hapësirës Bleu Origin (me vlerë 4 miliardë dollarë) të burrit të saj, duke hequr dorë gjithashtu nga e drejta e votës në vendimmarrjet që lidhen me gjigantin e shitjeve online, Amazon.



