
Boksieri profesionist Nelson Hysa nga Shkodra, është 22 herë kampion i Shqipërisë në boks.
Ai ndau për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, krahas punës së tij profesionale edhe emocionet e organizmit të eventit të boksit “Grushti i hekurt 2”, më pjesëmarrjen e boksierëve më të mirë shqiptar dhe të tjerë nga Ballkani.
Jam mërzit 22 herë tu dal kampion Shqipërie në boksin olimpik dhe jam mëse një vit e gjysmë që jem në boksin profesionist.
Deri tani kam organizuar 11 aktiviteteve që janë zhvilluar në Shqipëri dhe jam promotor, poashtu edhe mach maker deri tani gjërat po shkojnë mirë.
“Grushti i hekurt” është një organizim që mbledh boksier jo vetëm shqiptar. Këtë vit mori përmasa nga suksesi që pati vitin e kaluar, dhe këtë vit pati shumë kërkesa nga i tërë Ballkani dhe nuk kishim as shumë vend për ta, kishim nderin të kishim një boksiere turke me famë numri 5 në botë, dhe poashtu tjetra ishte ish-kampione Evrope në boksin olimpik, dhe donim të tregonim se sa ka ecur boksi i femrave pastaj kishim dy vajza të vogla, Amara dhe Ajlin.
Kampion i Federatës ‘Wbf”, i pari shqiptar në këtë kategori, boksieri Hysa thotë se viti 2023 ka qenë viti i karrierës së tij me 10 ndeshje të fituara parakohe.
Viti 2023 ka qenë viti më i suksesshëm i karrierë time, kam bërë hapa galopantë ne fushën e boksit profesionist. Jam shpall kampion ndërkombëtar i “ËBS”, pres që këtë vit të jetë akoma më i suksesshëm se viti i kaluar .
Suksesi më i madh ka qenë se në të 10 ndeshjet i kam fituar të gjitha me ‘KO”,, parakohe dhe suksesi më i madh që unë vlerësoj është marrja e rripit, titulli që kam marrë nga ËBF që jam vlerësuar nga Federata nr.1 në botë me titull ndërkombëtar, jam pesha e rendë.
24 vite merrem me këtë sport, dhe mund të them se diku 15 ditë që u para regjistrua në boks kam dal kampion me të rinjtë dhe trajneri dhe stafi më besuan të jem mesa atyre që të jem kampion dhe që nga atherë nuk jam ndalur.
Boksin e kam trashëgimi familjare, një dajë i babit ka qenë kampion i hershëm në këtë sport në Shkodër dhe në shtëpinë tonë jam rritur me doreza boksi nga babai e xhaxhai.



