Barazimi me Dinamon, Lala: Korabi humbi dy pikë, do jetë kampionat i luftuar deri në fund

Barazimi me Dinamon, Lala: Korabi humbi dy pikë, do jetë kampionat i luftuar deri në fund

Korabi është një nga skuadrat pretendente për tu ngjitur në Superiore, së bashku me Flamurtarin, Dinamon dhe Skënderbeun, teksa diçka të tillë e konfirmon edhe renditja.

Këtë javë, dibranët barazuan 2-2 me Dinamon, në një sfidë ku mbrojtësi i Korabit, Franci Lala, u shpreh se skuadra e tij humbi dy pikë.

Në emisionin "SportZone" në MCN TV, mbrojtësi deklaroi se skuadra i shkoi shumë afër fitores me Flamurtarin, por u barazuan vetëm në fund. Lala theksoi se pika e fortë te Korabi është grupi, pasi lojtarët shkojnë shumë mirë me njëri-tjetri.

Ndaj Dinamos, rezultati ishte i drejtë. Unë mendoj se kemi lënë 2 pikë. Duhet ta fitonim atë ndeshje. Ashtu si shkoi loja, jemi të kënaqur me barazimin. Nëse do ishim të dyja skuadrat me 11-11, mendoj se mund ta fitonim ndeshjen. Dinamo, Flamurtari dhe Skënderbeu janë me lojtarë cilësorë, ashtu si edhe Korabi. Këtë e tregon edhe renditja. Do jetë e luftuar deri në fund. Në ndeshjet direkte, barazuam edhe me Flamurtarin edhe me Dinamon. Në Vlorë po fitonim dhe na barazuan vetëm në fund.

Nuk dua të flas për gjykimin. Ata njerëz janë dhe mund të gabojnë, duhet t’i kuptojmë edhe arbitrat ndonjëherë. Ne do i marrim ndeshjet një nga një. Ekipet që do gabojnë me pak, ato do ngjiten lart. Shkojmë në transfertë me Orikun dhe do luajmë vetëm për fitore. Çdo ekip e vlerësojmë maksimalisht. Pika e fortë te ne, është grupi. Shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin. Nuk kemi ndonjë lojtar individual.

I pyetur për rolin e qendërmbrojtësit, Lala tha se ndihet më mirë me skemën 4-4-2 dhe shtoi se niveli i trajnimit në Shqipëri është rritur.

Roli i qendërmbrojtësit do eksperiencë. Nuk falen gabimet, sepse je lojtar i fundit dhe rrezikon golin. Është një rol që duhet t’i ndash gjërat shpejt.

Unë preferoj 4-4-2, sepse mendoj se ekipi është më sulmues. Në një skemë 3-5-2, ekipi është në mbrojtje.

Unë këtë sezon kam shënuar 3 gola, dy në kampionat dhe një në Kupë. Për mbrojtësit është më e vështirë, sepse janë larg, por mund të shënojnë nga goditjen e këndit apo edhe nga goditjet e dënimit.

Unë nuk kam punuar me trajnerë të huaj, por shikoj se niveli në Shqipëri për stërvitjet është rritur shumë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy