Mema: Blinken erdhi në Shqipëri me një mision të qartë. Mostakimi me opozitën, edhe për shkak të betejës personale mes Sekretarit të Shtetit dhe Berishës

Mema: Blinken erdhi në Shqipëri me një mision të qartë. Mostakimi me opozitën, edhe për shkak të betejës personale mes Sekretarit të Shtetit dhe Berishës

Medlir Mema, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare tha në studion e lajmeve në MCN Tv se Blinken ka ardhur me një mision të qartë në Shqipëri pasi e sheh vendin tonë si element të rëndësishëm në këtë lojë shahu në Ballkan, Europë dhe botë.

Ishte sinjal politik, por menjëherë mu kujtua deklarata e Bushit që Berisha është ‘burrë shteti’ dhe e respektojmë. Tani më vjen keq për Ramën, ndoshta do t'i vijë radha atij për t’u penalizuar nga SHBA-të. Është puthja që të vjen para një goditjeje nga pas.

Blinken ka ardhur me emision të qartë. E sheh Shqipërinë si element të rëndësishëm në këtë lojë shahu në Ballkan, por edhe gjerësisht në Europë dhe botë. I duhet aleat që i përshtatet.

Në lidhje me qëndrimin e SHBA-së për opozitën, Mema tha se një pjesë e përgjegjësisë i takon opozitës duke shtuar se Blinken-i ka një betejë personale me Berishën.

Në lidhje me qëndrimin e SHBA-së për opozitën mendoj se një pjesë e përgjegjësisë është për opozitën. Janë për t’u përshëndetur veprimet që kanë ndodhur ditët e fundit, fraksionet e ndryshme të opozitës ka vendosur të bashkohen.

Nga ana tjetër për Blinken është bërë një betejë personale. Berisha e ka hedhur padi në Francë dhe do ishte e vështirë që një parti opozitare që udhëhiqet nga Berisha, ky ta njohë.

Marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe elementëve të ndryshëm të opozitës vazhdojnë, janë të gjalla.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy