Programi ekonomik është i një rëndësie të veçantë për qeverinë “Rama 2”. Vetë kreu i qeverisë tha në Kuvend se do ti kushtohet një rëndësi e veçantë ekonomisë, ku paralajmëroi reforma të thella në sektorë kyç si arsimi, shëndetësia, turizimi dhe drejtësia. Kryeministri bëri të ditur se në 100 ditët e para të qeverisjes do të bëhet një fushtatë ndaj informalitetit, por shtoi se Ministria e Sipërmarrjes do të jetë dhe avokati i biznesit.



