Kate Middleton mban unazat më domethënëse në fjalimin e parë publik pas diagnozës me kancer

Kate Middleton mban unazat më domethënëse në fjalimin e parë publik pas diagnozës me kancer

Kate Middleton u rikthye publikisht këtë të martë me një paraqitje emocionuese në “The Future Workforce Summit”, ku mbajti fjalimin e saj të parë që nga diagnoza me kancer në vitin 2024.

 

Princessha e Uellsit, 43 vjeçe, zgjodhi të mbante katër nga unazat më të çmuara për të, duke i dhënë takimit një notë personale dhe simbolike.

 

Unazat që mbajti Kate:

 

Unaza e martesës prej ari uellsian

 

Një unazë eternity me gurë të çmuar

 

Unaza ikonike e fejesës me Safir dhe diamante, që i përkiste Lady Diana-s

 

Një unazë tjetër eternity me diamante

 

 

Kjo kombinim unazash u vu re për herë të parë në Wimbledon gjatë verës, ndërsa unaza me gurë të errët dhe të çelët (gemstone eternity band) u bë temë diskutimi që prej gushtit 2024, kur Kate u shfaq me të në një video urimi pas suksesit të ekipit britanik në Lojërat Olimpike të Parisit.

 

Në disa raste, përfshirë videon ku njoftoi përfundimin e kimioterapisë, Kate u pa duke e përdorur unazën e re në vend të asaj të fejesës.

 

Në shtator 2025, për funeralin e Dukeshës së Kentit, Kate mbajti pesë unaza, përfshirë edhe një unazë të hollë të bardhë me diamante të markës Annoushka, që mendohet të jetë dhuratë nga Princi William pas lindjes së Princit George.

 

Në fjalimin e saj gjatë samitit, Kate falënderoi drejtorin e Qendrës për Fëmijërinë e Hershme, Christian Guy, për punën dhe mbështetjen gjatë dy viteve të fundit.

 

Kate Middleton njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer në mars 2024 dhe që atëherë reduktoi angazhimet publike. Në shtator 2024 deklaroi se kishte përfunduar kimioterapinë, ndërsa në janar të këtij viti konfirmoi me “lehtësim” se ishte në remisiencë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy