Disa persona janë plagosur pas disa të shtënave me armë zjarri në “Kishën e Jezus Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme”, në Grand Blanc të Michigan-it, këtë të diel.
Sipas policisë, autori është neutralizuar dhe nuk paraqet më rrezik për publikun. Ndërkohë, ndërtesa e kishës është përfshirë nga flakët.
Ndërkohë ende nuk dihet identiteti i autorit dhe arsyeja e këtij veprimi.



