Negociatat, asgjë nuk ndryshon për qytetarët (VIDEO)

Negociatat, asgjë nuk ndryshon për qytetarët (VIDEO)

 

Hapja e negociatave për Shqipërinë ka qenë kryefjala e politikës që prej dy vitesh. Mazhoranca nuk nguron ti japë merita vetes për këtë proces që sipas saj e afron Shqipërinë me familjen europiane. Por çfarë përfitimësh do të sjellë për qytetarët hapja e negociatave. Eksperti i çështjes të integrimit, Gledis Gjipali, thotë se në terma praktike qytetetarët nuk do të përfitojnë ndonjë akses të shtuar në tregun europian të punës.

“Sa i takon lëvizjes së lirë të personave, që përfshin punësimin në ta, kjo nuk është e mundur të përfshihet gjatë periudhës së negociatave, kjo ndodh pasi vendi antarësohet. Me hapjen e negociatave, nuk mund të ketë asnjë ndikim, asnjë lehtësim më tepër, rregullat janë të mirpërcaktuara sa i takon lëvizjes së lirë, e cila mund të vij pasi vendi të anëtarësohet, dhe në këtë rast ka kufizime që vendet i vendosin, siç kanë ndodhur me zgjerimet e kaluara, me Rumaninë e Bullgarinë, ku ka pasur një periudhë shtatvjeçare”.

Edhe lëvizja e mallrave dhe shkëmbimeve tregtare do të ketë kushtëzimet që synojnë të rrisin kontrollin në cilësinë e produkteve si dhe marrëveshjeve mes shteteve në çdo sektor.

“Një rritje e madhe e volumit të mallrave të import-exporteve, sigurisht që ndikon, bën një konkurencë edhe më të fortë të produketeve vendase, por këtë prodhuesit vendor e kanë ndjerë tashmë, nuk është diçka e re, që do të thotë se ky produkt do të duhet të kaloj në disa laboratorë, disa teste, disa kontrolle që i shtojnë kostot, në fund të fundit do të jetë me i shtrejtë si produkt për konsumatorin , kosto më e lartë për prodhuesin, por nga ana tjetër, ne do të përfitojmë standarte më të larta”.

Sektori ku Brukseli do te rrise monitorimin sipas Gjipalit është edhe dhënia e shërbimeve tek privatet.

“Gjatë negociatave, ne do të kemi një monitorim shumë më të ngushtë nga Bashkimi Evropian, dhe veçanërisht në ato kapituj, që pikërisht prekin këto çështje, koncensionet e prokurimit publik, që lidhen apo edhe stabilitetin makro-ekonomik se sa rritet borxhi publik i një vendi. Në këtë aspekt, edhe Komisioni Evropian, vendos kufizimet e tij apo monitorimin e tij i cili mund të tërheqi vëmëndjen e qeverisë shqiptare për ato element që mund të jenë në shkelje”.

Procesi që do të shoqërojë hapjen e negociatave dhe bisedimet për anëtarësim sipas Gjepalit do të ketë kosto financiare dhe kërkon burime njerëzore më të trajnuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy