I jepet fund ngërçit që mban peng buxhetin e BE

I jepet fund ngërçit që mban peng buxhetin e BE

Polonia dhe Hungaria kanë arritur një kompromis me Gjermaninë për të zhbllokuar fondin e rimëkëmbjes dhe buxhetin e BE, të mbajtura penga deri tani nga vetoja e dy vendeve.

Budapesti dhe Varshava deri tani nuk kanë dhënë votën e tyre, çka ka bërë të mbetet i bllokuar buxheti i BE-së dhe fondi për rimëkëmbjen nga pandemia.

Divergjencat mes dy vendeve me shtetet e tjera anëtare të BE-së kanë ardhur për shkak të kushtëzimit për shtetin e së drejtës.

Kjo u raportua nga zëvendëskryeministri polak, Jaroslaw Gowin, i cili citohet nga agjencia Bloomberg. “Tani për tani kemi një marrëveshje midis Varshavës, Budapestit dhe Berlinit. Unë besoj se marrëveshja mund të përfshijë 24 kryeqytetet e tjera evropiane”, deri të premten, në fund të Këshillit Evropian, u tha Gowin gazetarëve.

Kompromisi do t'i jepte fund një ngërçi që ka mbajtur peng fondin e ndihmës pandemike prej 750 miliardë eurosh (909 miliardë dollarë) dhe buxhetin 2021-2027 prej 2.2 trilionë dollarësh.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy