Kosovari parkon makinën gabim në Tiranë, por kur vjenë polici bën gabimin e madh: Euro euro po ti jap ty bakshish (VIDEO)

Kosovari parkon makinën gabim në Tiranë, por kur vjenë polici bën gabimin e madh: Euro euro po ti jap ty bakshish (VIDEO)

Policia ka konstatuar një makinë të parkuar në kryqëzim dhe në sens të kundërt me atë të lëvizjes në rrugën “Sami Frashëri” me rrugën “Ismail Qemali” në kryeqytet.

Menjëherë pranë automjetit janë afruar punonjësit e policisë ku më pas është afruar edhe shtetasi me inicialet A.H me banim në Kosovë duke u prezantuar si drejtuesi i automjetit i cili doli nga lokalet që ishin aty pranë. 

Pasi i është kërkuar dokumentacioni i automjetit të parkuar në mënyrë të parregullt, 23-vjeçari nga Kosova ka bërë një gabim shumë të rëndë ku sëbashku me dokumentacionin, ai ka tentuar ti japë 10 euro punonjësit të Policisë, për tiu shmangur masës administrative.

Polici e pyet qytetarin që çfarë është kjo po ai i thotë që është bakshish po ti jap ty. Diskutimi vazhdon edhe më tej ku efektivi i thotë se po tendon të më korruptosh, por 23-vjeçari i jep një përgjigje që të habit. "Jo çfarë korrupsioni të gjithë ashtu po punojmë"   

Por pikërisht në këtë moment atij i janë hedhur prangat duke u arrestuar në flagrancë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Nenet 244 i Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy