Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i Qëndresës Qytetare, e cilëson populizëm premtimin e kandidatit demokrat për transport publik falas. Në studion e MCN Economy, transporti publik falas ka risqe.
Çfarë nuk pret nga kandidatët? U premtua trami, autobusët elektrike, tani transporti falas. Mendoj që është populiste. Ka nga ata që duhet t’i çojnë taksat për një shërbim që nuk e përdorin vetë. Është një premtim i nxituar dhe me risk. Kam frikën se mund të agravojë më shumë qytetarë se t’i bëjë për vete. Shumica përdorin transportin privat.
Xhemollari tha duhet modernizuar shërbimi.
Nuk është problemi i kostos. 10 milionë euro arkëtohen nga tarifat e parkimit dhe gjobat. Le të shkojnë për transportin publik. Duhet ta modernizojmë ose të krijojmë transport alternativ.
Parkimi privat sipas KLSH, tarifat janë më të lira se parkimi publik. Këto janë fasada për të mbuluar vjeljen e taksave që nuk e dimë si kthehen në pemë apo në shërbime publike.
Edhe nëse realizohet, Xhemollari nuk parashikon të ketë dekurajim të përdorimit të mjeteve private.
Besoj që mund të ketë një dekurajim të vogël të njerëzve që përdorin makinë. Në Sarajevë ka një tram për kryeqytetin. Shpresojmë që Këshilli i Ri Bashkiak të ketë një plan urbanistik, që të rregullohet qarkullimi. Unë kam provuar të eci me biçikletë dhe nuk jam i sigurt. E vetmja mundësi mbetet makina ose të ecësh si këmbësor.



