Mocion mosbesimi ndaj Micotakis/ “To Vima”: Bisedat për aksidentin e trenave janë montuar

Mocion mosbesimi ndaj Micotakis/ “To Vima”: Bisedat për aksidentin e trenave janë montuar

Pesë parti opozitare në Greqi kanë kërkuar mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Kiriakos Micotakisit pas publikimit nga gazeta “To Vima” të një bisede që hap një dritare të re në hetimin për aksidentin tragjik të trenave në Tempi. 

PASOK-u dorëzoi kërkesën për mocion, ndërsa Syriza shkoi më tej duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit dhe zgjedhje të parakohshme.

Të dielën, media “To Vima” ngriti pretendimin se regjistrimet audio mes drejtuesit të stacionit të trenave në Larisa dhe drejtuesit të trenit të pasagjerëve në aksidentin në Tempi ishin manipuluar përpara se të dilnin në media, më 1 mars të vitit të shkuar. Sipas medias të vendit fqinj, regjistrime të ndryshme mes punonjësve të hekurudhave janë montuar për të krijuar përshtypjen se fatkeqësia, e cila mori jetën e 57 personave ishte rezultat i gabimit njerëzor nga ana e shefit të stacionit të Larisës.

Është një dokument i Laboratorit të Mjekësisë Ligjore që thotë se 4 fraza janë montazh i dy bisedave të ndryshme të drejtuesit të stacionit me dy makinistë dhe jo me një.

Policia greke konfirmoi raportimin e gazetës, ndërsa janë shtuar akuzat se qeveria ka tentuar të mbulojë ngjarjen. Pak ditë më parë  Grupi Parlamentar Evropian i Partisë Komuniste Greke shprehu mbështetjen për familjarët e viktimave, duke kërkuar që krimi të mos mbulohet dhe që përgjegjësitë politike dhe penale të dalin.

“Kërkesa e përhapur e popullit dhe e rinisë greke, e shprehur në qindra mobilizime dhe në grevën mbarëkombëtare të 28 shkurtit, është zbardhja e plotë e këtij krimi, dalja e  përgjegjësive politike dhe veçanërisht penale e fajtorëve - ministrave, deputetëve, zyrtarëve të administratës rajonale dhe kompanisë. Kjo është mënyra e vetme për të gjetur drejtësi për ata që humbën njerëzit e tyre”, tha eurodeputeti i KKE, Lefteris Alavanos

Kushtetuta greke parashikon se për paraqitjen e mocionit të mosbesimit duhen 50 firma deputetësh. Sipas analistëve vendas, mocioni i mosbesimit pranohet vetëm nëse miratohet nga shumica absolute e të gjithë numrit të deputetëve. Ndaj, edhe sikur të gjitha partitë e opozitës bashkojnë forcat, 142 deputetët e tyre nuk krijojnë kuorum për të kaluar mocionin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy