Diabetikët më të rrezikuarit nga koronavirusi (VIDEO)

Diabetikët më të rrezikuarit nga koronavirusi (VIDEO)

Diabetikët janë më të rrezikuar nga Covid 19, pasi kjo sëmundje prek të gjitha organet e trupit, çka e bën më të vështirë përballimin  e koronavirusit të ri.

Mjeku Isuf Kalo në një bisedë telefonike për TvT tha se kjo kategori mund të mbrohet vetëm duke qëndruar në shtëpi.

"Diabeti është një sëmundje, e cila prek të gjitha organet e trupit, nëse një sëmundje veshkash dëmton më shumë veshkën, diabeti dëmton kudo. Dëmton zemrën, mëlçinë, veshkën, sistemin nervor etj. Diabeti është si një katalog i sëmundjeve të brendshme. Ne po i detyrojmë që të rrinë në shtëpi sepse duhet të rrinë për t’u mbrojtur. Ata janë në mjekim e sipër, qëndrimi në shtëpi ua vështirëson dhe rëndon diabetin, por është e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur. Paravarësisht se çfarë mjekimi ju bëhet, një gjë është e përbashkët, në këto rrethana që janë duhet të rrinë të mbyllur brenda. Ka rrezik që diabeti t’u çrregullohet, prandaj duhet të luftojmë ta ekuilibrojmë sa më mirë, që dhe po u prekën nga koronvirusi të jenë kontigjenti që do e kalojë sa më lehtë", tha Kalo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy