Kreu i PD Sali Berisha foli gjatë një takimi me demokratët e Memaliajt mbi lirimin nga qelia të ish-deputetit të PS Alqi Bllako. Sipas Berishës ish-deputeti i bëri presion Ramës dhe Veliajt që të lirohet ose do të fliste për aferën e inceneratorëve.
“Dje e liruan deputetin pasi ua kërcëlliti dhëmbët Erion Veliajt dhe Edi Ramës. “Më lironi ose do flas” e çuan në shpi Bllakon, Bllako që me paratë tuaj, i kishte lidhur një rrogë 10-12 milionë lekë atë atit sikur të ishte ai ndonjë shef ekzekutiv i ndonjë koorporate të madhe. A do e tolerojmë ne këtë mënyrë? A mund ta pranojmë ne këtë rritje të çmimit të naftës? Jo nuk mund ta pranojmë , sepse është e tëra vjedhje. Pse Kosova 800 lekë më lirë dhe Mali i Zi ta kenë 900 lekë më lirë naftën? Ne nxjerrim 21 milion ton, ata duk nxjerrin asnjë ton. Kjo sepse Rama ka gjetur naftën, energjinë, si një shpatë mbi kokën e shqiptarëve, për t’jua ulur kokën, për t’i vafëruar”.
Berisha tha se opozita do të ngrihet në protesta të fuqishme.
Ne do ngrihemi dhe do ngrihemi në protesta të fuqishme. Unë jam sot këtu më shumë për t’ju dëgjuar ju, se dua që shqiptarët të dëgjonë zërin tuaj, që qytetari i cili nuk përfillet askund nga ana zyrtate të ketë këtë mikrofon si mikrofonin e tij ku të shprehur hapur për të gjitha problematikat, mendimet, opinionet, sugjerimet, kritikat që ai ka çdo gjë në këtë vend”.



