
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancën e sotme plenare.
Në orën 15:00, parlamentarët do të mblidhen në seancë ku vëmendje do të marrë raporti i posaçëm parlamentar për reformën administrative territoriale.
Secili nga grupet parlamentare ka kohën e duhur për të diskutuar rreth raporteve që janë prezantuar si nga PS dhe nga PD.
RENDI I DITËS:
1-Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 20.10.2022.
(Neni 44, pika 2 e Rregullores së Kuvendit)2. Njoftime.
(Neni 44, pika 3 e Rregullores së Kuvendit)3. Diskutime rreth raporteve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për Reformën
Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”.
(Nenet 77, pika 1, e 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 24 e 55, pika 1, të
Rregullores së Kuvendit)-Grupi parlamentar i Partisë Socialiste:190 minuta
- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike:104 minuta
- Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”:18 minuta
- Grupi parlamentar “Drejtësi dhe Integrim”:18 minuta
- Deputetët jashtë grupeve parlamentare: LSI:10 minuta, PSD:7 minuta
- Deputetë të tjerë jashtë grupeve parlamentare:13 minuta4. Projektvendim “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm
Parlamentar “Për hartimin e shtesave dhe ndryshimeve në ligjin nr. 15/2015 “Për
rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në
Bashkimin Europian””. (Nenet 77, pika 1, e 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 24 e 55, pika 1, të
Rregullores së Kuvendit)
Kujtojmë se Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë dalë me dy raporte të ndryshme për Reformën Territoriale. Opozita kërkon që harta Territoriale të ndryshohet duke e çuar numrin e bashkive në 94.
Nga ana tjetër opozita nuk e shikon të nevojshëm këtë ndryshim duke i qëndruar versionit për 61 bashki.



