30 vjetori i marrëdhënieve diplomatike/ Xhaçka: Shqipëria do të hapë ambasadë në Ukrainë

30 vjetori i marrëdhënieve diplomatike/ Xhaçka: Shqipëria do të hapë ambasadë në Ukrainë

Në kohën kur po shënohet 30 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Ukrainës, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka njoftuar intensifikim më të madh në kuadër të këtyre marrëdhënieve.

Ajo ka bërë të ditur se Shqipëria do të ketë së shpejti ambasadën e saj në Kiev, në kryeqytetin e Ukrainës.

Kanë kaluar 30 vjet që kur Shqipëria dhe Ukraina vendosën marrëdhëniet diplomatike si dy vende që dolën nga tirania në botën e lirë .

Sot ne jemi krenarë që qëndrojmë pranë Ukrainës si miq të vërtetë në anën e duhur të historisë. Rezistenca heroike e Ukrainës është një luftë për liri dhe refuzim i një rikthimi në tiraninë nga e cila kemi dalë të dy shumë kohë më parë.

Kjo është arsyeja pse Shqipëria do të mbështesë Ukrainën dhe popullin e saj me maksimumin e aftësive të saj derisa të mbizotërojë kundër luftës së paligjshme të agresionit të Rusisë .

Shqipëria dhe Ukraina i përkasin familjes së kombeve të lira dhe demokratike dhe të dyja kanë një të ardhme në familjen Euro-Atlantike.

Me rastin e këtij 30-vjetori, jam e lumtur të njoftoj se Shqipëria do të përmirësojë praninë e saj diplomatike në Kiev duke hapur ambasadën e saj në Ukrainë .

Mirëpres bashkëpunimin edhe në të ardhmen me mikun dhe kolegun tim, Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Që prej 24 shkurtit të vitit 2022 kur nisi pushtimi rus i Ukrainës, Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, është rreshtuar me këtë aleancë ushtarake dhe me Bashkimin Evropian në mbështetjen e Ukrainës.

Sipas ambasadës ukrainase në Tiranë, që nga shkurti i vitit 2022, në Shqipëri janë strehuar afërsisht 3 mijë shtetas ukrainas.

Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë vendosur më 13 janar 1993, ndërsa Ukraina ka hapur ambasadën e saj në Tiranë në shtator të vitit 2020.

Ambasador i saj është emëruar Volodimir Shkurov, i cili është ende në detyrë.

Në Ukrainë, në rajonin e Odesës jetojnë rreth 3500 shqiptarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy