Trump ndalon udhëtimet në SHBA nga 12 vende/ Lista

Trump ndalon udhëtimet në SHBA nga 12 vende/ Lista

Donald Trump ka vendosur një ndalim hyrjeje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga 12 vende: Afganistani, Mianmari, Çadi, Republika e Kongos, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti, Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni.

Ndalimi synon të mbrojë vendin nga terroristët e huaj dhe kërcënimet e tjera për sigurinë kombëtare”, thuhej në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

Trump ka vendosur gjithashtu të kufizojë pjesërisht hyrjen e qytetarëve të shtatë vendeve, Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela. 

Kufizimet, thekson deklarata e Shtëpisë së Bardhë, vlejnë si për emigrantët ashtu edhe për jo emigrantët.

Presidenti tha se e mori vendimin pas sulmit antisemit në Boulder të Kolorados

Trump njoftoi gjithashtu se ka ndaluar vizat për studentët e huaj në Harvard. 

Kam vendosur se është e nevojshme të kufizohet hyrja e shtetasve të huaj që kërkojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara ekskluzivisht ose kryesisht për të marrë pjesë në një kurs studimi në Harvard ose në një program shkëmbimi të organizuar nga universiteti.

Universiteti i Harvardit e quajti urdhrin ekzekutiv të lëshuar dje nga Donald Trump një urdhër hakmarrës. 

Ky është një tjetër veprim i paligjshëm hakmarrës nga administrata, në shkelje të të drejtave të Amendamentit të Parë të Harvardit. Harvardi do të vazhdojë të mbrojë studentët e tij ndërkombëtarë”, tha një zëdhënës i institucionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy