Hoxha: Sistemit i mungojnë 910 mijë listë-pagesa, verifikoni kontributet që të shmangni gjykatën

Hoxha: Sistemit i mungojnë 910 mijë listë-pagesa, verifikoni kontributet që të shmangni gjykatën

Kujtim Hoxha, ekspert pensionesh, thotë se ngarkesa e madhe e gjykatave dhe vonesa e shqyeritmit të çështjeve si pasojë, po dëmton shpresën e qytetarëve te drejtësia. Në MCN Economy, ai theksoi se trajnimi i administratës do të shmangte përfundimin në gjykatë të shumë rasteve.

Sistemi i drejtësisë sot është i tejngarkuar. Kjo sjell shqetësim të madh dhe dëmton shpresën e qytetarëve te drejtësia. I parë në këndvështrimin e dosjeve që janë në gjykata, me pak kujdes nëse zbatohet ligji nga administrata do të ketë më pak njerëz që shkojnë në gjyq.

Në të gjitha gjykatat e Shqipërisë, pjesa më e madhe janë mes individëve dhe administratës shtetërore për sigurimet shoqërore. Janë probleme që kanë të bëjnë me mangësitë. Administrata duhet trajnuar. Vetë instituti duhet të marrë masa.   

Mbi 99% të rasteve të ankimimit administrativ jepen njëlloj siç e ka dhënë dega e përfitimeve. Ka bërë një gabim kjo degë, me copy-paste merret dhe ajo jepet.

Hoxha solli një rast konkret.  

Para një jave u përpoqa të ndihmoj një grua, në kufirin e 15 viteve punë. I kontestonin 4 vjet pune në fabrikën e tullave në Tiranë. Ajo është kujdestare e një fëmije me probleme të mëdha shëndetësore, që kempi epror i ka dhënë asistencën. Është ende në gjykatë. Të dy komisionet nuk janë teknike. Nëse do ta bënin punën tamam, duhej të ishte institucion shërbimi që sheh me një sy njerëzor.

Hoxha tha se punonjësit duhet të verifikojnë statusin e tyre në sistem, në mënyrë që të shmangin proceset gjyqësore vite më vonë.

Duhet kontrolluar ku punon. Sistemit i mungojnë 910 mijë listë-pagesa. Janë derdhur paratë në ISSH dhe nuk i dinë se të kujt janë. Mungojnë edhe 26 mijë persona të vetëpunësuar në bujqësi. Kanë mbetur kontributet dhe nuk dihet të kujt janë. Paratë janë futur emrat jo. Pra njerëzit nuk i marrin dot dhe vijnë vërdallë. Nuk është le të themi periudha e ’97.

Ata që vdesin gjatë procesit, familja nuk merr asgjë. Pushohet çështja.  

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy