
Eksperti e Ekonomisë Pano Soko duke komentuar në MCN Live përmbytjet në Shkodër tha se e gjitha ka ndodhur nga keqmenaxhimi dhe papërgjegjshmëria totale e institucioneve.
Ai vë në dukje se Shkodra u përmbyt nga hapja e portave të Vaut të Dejës dhe Komanit.
Soko thekson se e gjitha vjen nga fakti që qeveria ka dashur të blejë energji, pasi sipas tij kështu futen para në xhep.
Është ndër herët e para që situata të tilla të jashtëzakonshme prodhojnë edhe viktima. Patëm dy viktima, një prind edhe fëmija i vet. Është jashtëzakonisht e rëndë. Situata sivjet për nga pasojat është nga më të rëndat. E gjitha ka ndodhur nga keqmenaxhimi. Kur patëm përmbytjet e vitit 2010-2011 patëm një shi që ra për tre javë rresht. Këtë radhë u përmbyt me një ditë. U përmbyt sepse shkaku kryesor ishte jo shiu që ra, nuk ishin prurjet e mëdha të lumenjve. Që të përmbytet Shkodra në këto përmasa duhet të bjerë shi 20 ditë rresht. Shkodra u përmbyt nga hapja e portave të Vaut të Dejës dhe Komanit. Nuk u përgatitën që në fillim për situatën që do vinte. Në gjithë rajonin u paralajmërua dhe diskutua një situatë e tillë. Vendet përreth nesh kishin filluar zbrazjen e kaskadave. Kishim lidhur kontratë për të blerë energji, kur e dinim që do binte shi mjaftueshëm. Më fal po pse po e ruajmë nivelin minimal kur do të bjerë shi. Ti duhet ta zbrazësh që të grumbullosh ujëra, që të mos përmbytin fshatra dhe qyteti. I mbajtëm hidrocentralet e Vaut të Dejës dhe Komanit në nivele maksimale, sepse nuk i linim të prodhonim, sepse kishim blerë energji. Dje edhe kemi blerë edhe kemin shitur energji. E kemi blerë me 203 megavat orë dhe e kemi shitur me 82 megavat orë! Çështja e keqmenaxhimit është arsyeja përse kemi ardhur në këtë pikë. Përse u përmbyt shkodran ë një orë?! Pse sepse intensiteti i shkarkimeve ishte i madh, sepse intensiteti i prurjeve ishte i madh. 1700 metër kub për sekondë, që ka qenë mjaftueshëm për të përmbytur atë sipërfaqe që u përmbyt, e ndihmuar nga uji i shiut. Kryeministri e pranoi që janë hapur portat, por ishte veprim i arsyeshëm tha! Nuk është problemi pse u hapën portat, por pse u la situata në atë pikë që të hapeshin portat. Këtu është faji i qeverisë. Vendimin për hapjen e portave e merr Komiteti i Plotave. Në vend të kishim basene të zbrazura duke prodhuar energji tonën, duke mos blerë energji....”
Soko kritikoi faktin që institucionet nuk njoftuan qytetarët për hapjen e portave, çka sipas tij mund të kishte shmangur viktimat.
Eksperti i ekonomisë ironizoi po ashtu kryeministrin, që sipas tij është kthyer në një portal, duke mos dalë në terren për të parë nga afër banorët e prekur.
Shqipëria prodhon 80 për qind të sasisë, dhe importojmë 20 për qind, që janë humbjet në rrjet. Po mos kishim humbjet, që u premtua nga kryeministri që do uleshin kur u rrit çmimi i energjisë në 2015, dhe sërish paguajmë ato humbje. Ka një skemë, është një aferë, është interesi për të fituar para personale. Për të fituar disa para në xhep, që prodhon këtë skemën dhe prodhon këtë pasojën. Ku është kryeministri? E ke parë në terren? Është kthyer edhe kryeministri në portal! S’është kryeministri portal! Papërgjegjshmëri totale! Kush është Komiteti i Krizës, kush është Shtabi i Emergjencës?! E gjitha vjen nga fakti se këta kanë dashur të blejnë energji. Fitojnë para, nuk po pyet njeri për qytetarët. Fusin paratë te xhepi. Është abuzuar deri në pikën që s’ka më as limite. Nëse do kishte pasur një njoftim zyrtar për qytetarët, një njoftim publik, ai babai nuk do kishte marrë fëmijët për t’u ngjitur në fshat, por do ta dinte që do kishte prurje, ndoshta do ta kishte shtyrë për një ditë tjetër dhe sot do ishin gjallë. Neglizhenca për të mos njoftuar qytetarët, kushtoi jetë. Prandaj bëhet njoftimi që qytetarët të marrin masa. Këtu duhet të mbajë dikush përgjegjësi. Këta e dinin edhe për kohën kur do hapeshin portat, sepse vendimi ishte marrë që të shtunën dhe nuk njoftuan njeri. Çfarë do bëjnë me këta që janë dëmtuar? Nuk kemi as gjendje të jashtëzakonshme, por as gjendja e emergjencës s’është shpallur. Janë mijëra shtëpi të dëmtuara. Çfarë do bëhet me qytetarët që kanë humbur ushqimin e gjësë së gjallë, që kanë humbur shtëpitë përfundimisht”.
Duke folur mbi një vendim për konfiskimin e 15 pallateve pa leje, Soko tha se VKM-ja s’mund të dalë mbi Kodin Penal.
Kam përshtypjen se mesazhi që erdhi dje nuk erdhi kot. Nuk besoj se ka qenë Live dje kryeministri. Se do ishte e tmerrshme të mendosh që e ka mendjen te kullat, biznesmenët, paraja dhe luksi ndërkohë që po vdesin njerëz. Se di si mund të dalë një VKM mbi Kodin Penal. Kam frikë se do jetë një kurth i madh si OFL. Këta mund t’i marrin këto ndërtesa me vendim gjykate për shkak të konfiskimit pa leje. Nuk po bëhet për të përfituar qytetarët, sepse mund të bëhej në mënyrë të rregullt. Bëje me Kod Penal. Nuk bëhet kështu, e nxora unë me VKM! Fol me opozitën, se për Kodin Penal s’i ke votat. Bëje tamam të ligjshme atë punë, por kur e bën me një VKM, sapo i ke dhënë dritaren juridike të akuzuarve për ndërtime pa leje të përfitojnë për shkak të ndërhyrjes pa leje, dhe ata do ta marrin pas pronën e tyre”.



