19 mijë infektime në javë nga gripi/ Alimehmeti: S’ka vend për panik, problem mungesa e testeve të shpejta dhe vaksinimi i ulët (VIDEO)

19 mijë infektime në javë nga gripi/ Alimehmeti: S’ka vend për panik, problem mungesa e testeve të shpejta dhe vaksinimi i ulët (VIDEO)

Epidemiologu Ilir Alimehmeti në ‘MCN Live’ ka komentuar për situatën e krijuar në vend për shkak të gripit dhe virozave që po qarkullojnë ku brenda një jave janë raportuar 19 mijë infektime.

Ai tha se nuk ka vend për panik dhe se një situatë e tillë është e pritshme për periudhën ku jemi, pasi në çdo muaj janar të vitit qarkullon gripi edhe pse thekson se kulmi nuk është arritur ende dhe se pritet fundi i këtij muaji dhe fillimi i shkurtit për të pasur shtim të rasteve.

Sipas tij mungesa e testeve të shpejta për të kuptuar nëse kemi grip apo viroza dhe neglizhenca në vjeshtë me shkallën e ofrimit të vaksinimit ka sjellë këtë situatë ku jemi tani.

Ne jemi në janar dhe pritet që gripi të jetë i pranishëm po ashtu dhe shifrat sepse një përqindje e lartë e popullatës çdo vit infektohet në këtë periudhë. Metodologjia si matet kjo, e kemi matur por nuk është transparente, Shqipëria vuan nga sëmundja e nënraportimit, duke nxjerr vetëm disa shifra.

Edhe për arsye se ndoshta nuk dimë ta bëjmë ose se s’duam të nxjerrim shifrat reale edhe pse kemi dhe humbje jete sepse dhe gripi merr jetë.

Çështja është se gripi ka një problematikë, çdo janar- shkurt çdo vit, sa i përket vaksinimit ajo duhet të kishte mbaruar në tetor për të gjithë moshën e brishtë dhe nuk mund të flasim sot për vaksinat.

Ai shtoi se vaksinimi i gripit duhet të mbarojë në tetor, ndërkohë e vërteta është se ne në atë periudhë na vijnë vaksinat, pastaj kur do i shpërndash, numri është i vogël i vaksinave të hyra vetëm 270 mijë dhe rekomandohet për moshën 65 vjeç e sipër.

Në janar nuk mund të flasësh për fushatë vaksinimi, është e gabuar. Njëra nga arsyet është se ne mund të jemi infektuar tani dhe të bësh vaksinën kur je i infektuar, nuk vaksinohesh kur xhiron virusi. Pastaj tjetra vaksina jep efektin 2 javë pas marrjes.

Nëse e bënim këtë punë që në shtator- tetor nuk do kishim këtë situatë sot me gripin. Sa i përket shifrave jemi brenda pritshmërive të sezonit tonë, kjo është dhe në Evropë jo vetëm tek ne, shifrat është normale të rriten në janar dhe shkurt, por nuk mund të quhet një sezon gripi i rëndë.

Ajo që ne kemi problem me gripin është mungesa e testeve të shpejta për të kuptuar nëse është grip apo virozë, sepse kur e dimë se çfarë kemi ka trajtim të veçantë. Ka gjëra të sakta bashkëkohore të mbështetura nga OBSH që ne në Shqipëri nuk i bëjmë për mungesë vullneti.

Nuk ka vend për panik, shqetësimi fillon kur kalojmë në pneumoni, shtrimet në spital, humbjet e jetës dhe jo temperatura. I ftohti i vërtetë nuk është se ka hyrë dhe kulmi pritet në fund të janarit dhe fillim shkurtit, priten shtime të rasteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy