Vathi: Nëse përllogaritja do bëhej si duhej, për 2023 do kishim 5-6 milionë turistë dhe jo 10. Duhet të konkurrojmë me turizmin mesatar

Vathi: Nëse përllogaritja do bëhej si duhej, për 2023 do kishim 5-6 milionë turistë dhe jo 10. Duhet të konkurrojmë me turizmin mesatar

Për anëtarin e shoqatës së tur-operatorëve, Besnik Vathi nëse përllogaritjet do të ishin bërë mirë, Shqipëria nuk do të rezultonte me 10 milionë turistë për vitin 2023 duke marrë parasysh që në këtë shifër janë futur vizitorët tranzitë.

Në një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv, Vathi tha se statistikat dhe shifrat duhet të jenë të qartë në mënyrë që të përcaktohet qartë strategjia e zhvillimit të turizmit, megjithëse pohoi se 2023 ka qenë një ndër vitet më të mira për turizmin shqiptar.

Viti 2023 pranohet se ishte një ndër vitet më të mira për turizmin shqiptar. Lidhur me pretendimin e shifrave apo volumeve, shpeshherë e kam thënë që ne statistikat nuk i kemi shumë qarta dhe të sakta, pasi ne numërojmë për turistë vizitorët e huaj. Shpeshherë kur deklarohen, deklarohen herë si vizitorë të huaj, herë si turistë, dallimi është i madh. Madje dhe në numër duhet të jetë i madh. Ka vende që numërojnë rreth 2-3 herë më shumë vizitorë të huaj se numër turistësh. Diferenca mes turistëve dhe vizitorëve të huaj është ajo që ne i quajmë ekskursionistë, ata që vijnë për të kaluar 1 ditë pa fjetur, ose vizitorët tranzitë, që kalojnë nga një vend në një vend tjetër. Shqipëria vitet e fundit e ka rritur numrin e atyre tranzitëve, prandaj krahas rritjes së numrit të turistëve në Shqipëri  është rritur dhe numri i vizitorëve tranzit dhe në total natyrshëm nëse këtë llogaritje e kishim gabim dhe para 10-15 vitesh, ky gabim ka ardhur duke u rritur nga viti në vit. Natyrshëm që ka një rritje të turistëve nga viti në vit, por duhet dalluar. Është e rëndësishme të përcaktosh strategjinë e zhvillimit të turizmit, çfarë turistësh do sjellës, ku do drejtohesh, natyrshëm duhet të ketë statistika të qarta.

Është e pamundur të operosh si shoqatë, të nxjerrësh statistikat e vendit. Ato ndalin ose me numërimin në kufi, që ky është i saktë i vizitorëve të huaj,  por bëhen vrojtime dhe analiza të sakta që duhet t’i bëjnë organet e specializuara.

Bullgaria, për çdo 1 turist ka 2 tranzitë. Pra numrin e vizitorëve tota; e ka 3 herë më të madh sesa numrin e turistëve.

Nëse do përdornin të njëjtën gjë do thonim që numri i turistëve ën Shqipëri do ishte diku tek 5-6 milionë, por jo 10.

Më tej Vathi tha se Shqipëria duhet të konkurrojë me turizmin mesatar dhe mbi mesatar, pasi atë elitar nuk e sheh si alternative për turizmin low cost.

Në rajon konkurrohet, por së pari duhet të konkurrojmë me turizmin mesatar, apo mbi mesatar, pastaj me atë elitar. Nuk e konceptoj turizmin elitar si alternativën e low cost. Pasi ka segmente të tëra që duhet të zhvillohen. Turizmi elitar nuk është vetëm u hoteleve brand me 5 yjeve.

Duhet të dallojmë vërtetë Shqipëria mbërriti atë stad që të fillojmë të mendojmë të kemi turizëm elitar që të shpenzojmë në Shqipëri 2 mijë euro. Le të kemi që të shpenzojmë 200 euro. Të kesh turizëm elitar nuk është vetëm investimi në ndërtesa, por edhe në investimin në fuqi punëtore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy