Protesta, banorëve të Unazës së Re u bashkohet edhe Basha: Komplot për të vjedhur qytetarët

Protesta, banorëve të Unazës së Re u bashkohet edhe Basha: Komplot për të vjedhur qytetarët

Banorët e Unazës së Re kanë protestuar sërish pasditen e sotme, për të kundërshtuar zbatimin e projektit që prek shtëpitë dhe bizneset e tyre. Në ditën e 43-të të protestës, ata vijojnë të akuzojnë qeverinë se po u shkatërron shtëpitë e ngritura me kursimet e një jete, ndërsa shprehen të bindur se nuk do ta lejojnë këtë. Protestës i është bashkuar edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili e cilësoi këtë projekt si një komplot me qëllim grabitjen e  40 milionë eurove.

“Ka treguar para gjithë shqiptarëve dhe para botës edhe SHBA që janë bërë dy krime.  Kanë komplotuar së bashku që t’i vjedhin shqiptarëve 40 milion euro. Vjedhja është provuar edhe në media. Edhe një herë për ta sjellë në vëmendjen e qytetarëve, Afrim Qendro është krahu i djathtë i Ramës prej vitesh. Është përfshirë Policia Bashkiake me veprimet e paligjshme të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, është përfshirë QKR, është përfshirë Bashkia e Tiranës dhe vetë kryetari i Bashkisë, i cili duke vjedhur para dhe duke korruptuar disa nga banorët e Unazës së Re”, u shpreh Basha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy