Stuhia Orlena “pushton” SHBA-të, kaos me udhëtimet

Stuhia Orlena “pushton” SHBA-të, kaos me udhëtimet

Një stuhi e madhe ka përfshirë 20 shtete në SHBA duke lënë pa energji elektrike mijëra banorë dhe duke shkaktuar kaos udhëtimesh për shkak të trashësisë së dëborës.

Sipas asaj që shkruan “The Sun”, stuhia Orlena ka mbërritur në brigjet veriore të Atlantikut, duke përfshirë New York, Washingtonin, Philadelphia dhe New Jersey.

Në Chicago, bora arriti në mbi 16 centimetra trashësi, por në New York pritet që niveli të arrijë deri në 60 centimetra, shoqëruar me erë të fortë deri në 88 km/h.

Autoritetet kanë paralajmëruar për të marrë masa, pasi mbi 100 milionë banorë, pritet të preken nga moti i keq.

Si rezultat i stuhisë qindra përplasje makinash janë raportuar dhe mijëra fluturime janë anuluar në New York City.

Të dielën në mbrëmje Kryetari i Bashkisë së New York-ut Bill de Blasio shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ku të gjithë banorëve iu kërkohet të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet jo të rëndësishme.

Filadelfia gjithashtu ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të dëborës e cila do të fillojë në orën 6 të mbrëmjes dhe do të zgjasë deri më 2 shkurt.

Stuhia Orlena parashikohet të jetë mjaft e rrezikshme pasi sipas asaj që kanë parashikuar meteorologët pritet që ajo të jetë një kombinim i dy stuhive të vendosura në një, ku trashësia e borës muhd të arrijë edhe deri mbi tre metra në disa vende.

Stuhia do të arrijnë deri në perëndim në Luginën e Ohajos, ndërsa pritet të udhëtojë edhe drejt veriut.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy