Automjetet ushtarake ruse hyjnë në Ukrainë nga Krimea, banorët e Kievit largohen nga qyteti

Automjetet ushtarake ruse hyjnë në Ukrainë nga Krimea, banorët e Kievit largohen nga qyteti

Imazhet nga shërbimi i gjurmimit të fluturimeve Flightradar24 tregojnë kryesisht hapësirën ajrore të zbrazët mbi Ukrainë dhe Rusi, me avionë në zonë që largohen nga rajonet kufitare.

Herët të enjten, autoritetet e aviacionit të Ukrainës lëshuan një njoftim që kufizonte hapësirën ajrore të vendit, duke mbuluar rajonet rreth Kievit, Dnipros, Lviv, Odessa dhe Simferopol.

Rregullatorët evropianë të aviacionit paralajmëruan gjithashtu se çdo avion civil pranë kufirit ukrainas mund të përballet me "rrezik të lartë" për t'u shënjestruar.

(Flightradar24)

Po ashtu foto nga kryeqyteti ukrainas Kiev tregojnë radhë të gjata makinash që po largohen nga qyteti pas sulmit të Rusisë mëngjesin e kësaj të enjte.

Trafiku i rënduar duket se është i gjithë duke lëvizur drejt perëndimit, larg vendit ku u dëgjuan shpërthime mëngjesin e sotëm, me pak makina që shkojnë në lindje.

Të enjten në mëngjes, gazetarët e CNN dëgjuan shpërthime që vinin nga lindja e qytetit, në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar Boryspil.

Shpërthime janë raportuar gjithashtu në pjesë të tjera të Ukrainës, duke përfshirë Kharkiv dhe qytetin port Odessa.

Ndërkohë që automjetet ushtarake ruse kanë hyrë në Ukrainë përmes Krimesë, sipas një video të publikuar nga Roja Kufitare e Ukrainës.

Është e paqartë se nga cili vendkalim kufitar hyjnë automjetet në Ukrainë- Chongar në lindje ose Kalanchak në perëndim.

Screenshot 12

Më herët këtë mëngjes, një video e drejtpërdrejtë nga kalimi kufitar i Bjellorusisë tregoi një kolonë trupash dhe automjetesh ushtarake që kalonin në Ukrainë.

Videoja është xhiruar rreth orës 6:48 të mëngjesit me kohën lokale në vendkalimin midis Senkivka, Ukrainë dhe Veselovka, Bjellorusi.

Roja Kufitare e Ukrainës tha për CNN në një deklaratë më herët se kufijtë e tyre u sulmuan nga Rusia dhe Bjellorusia, "me përdorimin e artilerisë, pajisjeve të rënda dhe armëve të vogla".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy