Helmohen 5 punonjëse të një firme në autostradën Durrës-Tiranë, përfundojnë në spital

Helmohen 5 punonjëse të një firme në autostradën Durrës-Tiranë, përfundojnë në spital

Pesë punonjëse të një firme që operon në autostradën Durrës-Tiranë, kanë përfunduar të helmuara në spital.

Mesditën e sotme janë paraqitur në spitalin e Durrësit, O. A., 41 vjeçe, A. R., 26 vjeçe, M. Xh., 30 vjeçe, A. Gj., 35 vjeçe dhe J. K., 38 vjeçe.

Policia thotë se katër gratë dyshohet se janë helmuar në ambientet e punës, në një firmë në autostradën Durrës-Tiranë.

Aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy