Sulmi terrorist në Stamboll, autorja u trajnua nga instruktorët amerikanë

Sulmi terrorist në Stamboll, autorja u trajnua nga instruktorët amerikanë

E reja siriane Ahlam Albashir, e cila kreu një sulm terrorist në rrugën Istiklal të Stambollit më 13 nëntor, ishte trajnuar nga instruktorë amerikanë, raportoi të martën gazeta turke Yeni Safak, duke cituar policinë që po heton ngjarjen.

Sipas gazetës, cituar nga Tass, një degë siriane e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e ndaluar në Turqi, urdhëroi sulmin.

Terroristja u ndalua dhjetë orë pasi u arratis nga rruga Istiklal, ku kishte lënë një çantë me mjetin shpërthyes në një stol.

Gazeta vuri në dukje se policia e Stambollit përdori të gjitha aftësitë e saj teknike për të kërkuar terroristen. Ata arritën ta gjurmonin të dyshuarën, duke përdorur 1200 kamera vëzhgimi.

Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu njoftoi të hënën arrestimin e Albashir dhe 45 personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në sulm.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë së Stambollit, sulmi është kryer nga Albashir, e cila është dërguar muaj më parë nga qyteti sirian i Kobanit dhe është i lidhur me PKK-në. Kur u mor në pyetje, e dyshuara pranoi krimin.

Sulmi me bombë në rrugën Istiklal të Stambollit më 13 nëntor, iu mori jetën gjashtë personave dhe la të plagosur mbi 80 të tjerë.

Ekipi hetimor beson se Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) e ndaluar në Turqi dhe dega e saj siriane e quajtur Njësitë e Mbrojtjes Popullore janë bashkëpunëtorë në shpërthimin terrorist.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy