Është shtyrë në datën 14 prill seanca gjyqësore ndaj shtetases ruse Svetlana Timofueva.
Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar ditën e sotme në Gjykatën e Elbasanit, Prokuroria ka refuzuar kërkesën për ekstradim të Timofueva-s dhe për faktin se kjo shtetase është në shqyrtim edhe për akuza të tjera në Shqipëri.
Avokati i Timofueva-s ka deklaruar se shteti rus ka hequr dorë nga mbrojtja duke e vënë jetën e saj në rrezik.
Shteti rus pas datës 16.03.2022 ka hequr dorë nga mbrojtja e nga kjo shtetase duke e vënë jetën e saj ne rrezik nga persekutimi apo nga keqtrajtimi duke qenë se kushtet në burgje janë mjaft të egra.
Po ashtu pala mbrojtëse pajtohet me Prokurorinë se kërkesa për ekstradimin e shtetas ruse Svetlana Timofueva duhet rrëzuar.
Ndërkohë sot në këtë seancë ka folur për herë të parë e pandehura:
Jam dakord që kërkesa e federatës ruse duhet rrezuar.
Gjithashtu kam bërë kërkesë për azil në Republikën e Shqipërisë
Dhe jam dakord të qëndroj në Shqipëri dhe të mos më dërgojnë në federatën ruse.



