
Familjarët e 48-vjeçares që ndërroi jetë në zyrën e kryebashkiakes së Lushnjës, nuk kanë pranuar që të bëhet autopsia e viktimës për të mësuar edhe shkakun e vdekjes. Mirëpo, nga ana tjetër, burimet thonë se mjekja e familjes në skedën e vdekjes ka shënuar se shkak është bërë një arrest kardiak.



