Kalemaj: LVV arriti rezultat mbresëlënës, por nuk është fakt që do të jetë partia që do qeverisë (VIDEO)

Kalemaj: LVV arriti rezultat mbresëlënës, por nuk është fakt që do të jetë partia që do qeverisë (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live se VV ka arritur një rezultat mbresëlënës në zgjedhjet e zhvilluara ditën e djeshme.

Megjithatë, sipas Kalemajt nuk është fakt që jetë VV do të jetë partia që do të qeverisë

Nëse i referohemi votës popullore fakti që Kurti është afër 400 mijë votave, rreth 380 mijë vota tregon që ai ka arritur një rezultat jashtëzakonisht të mirë nga 900 mijë votues që ka pasur. Pritet të numërohet dhe vota e diasporës por dhe ajo do ndahet proporcionalisht mes partive. Një rezultat i jashtëzakonshëm për partinë VV. Vetëm 30 mijë vota të humbur nga 2021. E vetmja që ka mbajtur 4 vjet pushtetin, e vështirë ta besosh duke marrë parasysh sfidat e panumërta që ka pasur VV dhe me aleatët, dhe në raport me ndryshimet e reja konjukturale gjeopolitike, në Shtëpinë e Bardhë, deklarata Grenell. Kishte njëlloj pritshmërie, por edhe për fushatën e PDK, LDK.

Qoftë në terma të numrit të votuesve, qoftë në raport me 2021, qoftë në raport me votën e përgjithshme VV ka arritur një rezultat mbresëlënës.

Aritmetika e bën të vështirë krijimin e një koalicioni. Nuk është fakt që do të jetë VV do të jetë partia që do të qeverisë.

Fakti që partitë kryesore dhe koalicionet, PDK, LDK dhe koalicioni i AAK-së refuzojnë t’i bashkëngjiten koalicionit të Kurtit tregon që Kurti do ta ketë të pamundur të krijojë një koalicion. Në rastin më të mirë mund të shkojë në 49-50 deputetë. Edhe me minoritetet jo serbe mund të shkojë 59-60 deputetë, prap i duhet vota e Listës SRPSKA. A do bëjë Kurti me Listën Serbe që ka luajtur kartën e nacionalizimit,  më shumë se të tjerët, përkundër partive shqiptare, partitë shqiptare  të mos e mbështesin pavarësisht rezultatit që ai mori. E bëjnë të vështirë të imagjinohet se kush do të jenë fatet e koalicionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy