Presidenti rus Vladimir Putin tha se ishte dakord me deklaratën e kreut të Bankës së Re për Zhvillim, BRICS, Dilma Roussef, sipas së cilës “dollari përdoret si armë” dhe deklaroi se një gjë e tillë është një gabim i madh.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia zyrtare ruse Tass.
Në fakt ne e shohim, është kështu, mendojmë se është një gabim i madh nga ana e atyre që e bëjnë përdorimin e dollarit.
Ai vazhdon të jetë instrumenti më i rëndësishëm i financave botërore.
Përdorimi i tij si mjet për arritjen e objektivave nga politikanët minon besimin në këtë monedhë dhe ul mundësitë e saj.



