Presidenti i Parlamentit Europian, David Maria Sassoli është vetëizoluar të martën pas konfirmimit se disa zyrtarë europianë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Përveç, këtij fakti, një arsye tjetër që e ka detyruar Sassolin të marrë një veprim të tillë është dhe vizita e zhvilluar në Itali, një javë më parë.
Ai deklaroi për mediat se do të qëndrojë i mbyllur për 14 ditë, ndërsa u shpreh se do t’i ndjekë detyrat e tij nga shtëpia në Bruksel.
“Covid-19 i detyron të gjithë të jenë përgjegjës dhe të jenë të kujdesshëm. Është një moment delikat për të gjithë ne. Parlamenti do të vazhdojë të punojë për të ushtruar detyrat e tij. Asnjë virus nuk mund të bllokojë demokracinë.“-tha ai.
Parlamenti Europian ka vendosur të mos i mbajë punimet e tij në Strasburg, por vetëm në Bruksel, edhe pse Belgjika ka konfirmuar 200 raste me koronavirus.



