Kandidati i PS për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Kolonjë është mjeku Ilia Stefo, i cili do të jetë përballë kandidatit të opozitës i zgjedhur nga Partia Agrare e Agron Dukës.
Zgjedhjet do të mbahen më 20 nëntor të këtij viti, date kjo që u dekretua më herët gjatë së enjtes nga Presidenti Nishani. Zgjedhjet në Bashkinë Kolonjë do të mbahen për shkak të humbjes së parakohshme të jetës se ish-kryebashkiakut Arben Malo.



