Shkollat, Rama: Do të largohen drejtorët më problematikë

Shkollat, Rama: Do të largohen drejtorët më problematikë

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Vlora se është bërë progres i qënësishëm në sistemin arsimor, por shtoi se sërish nuk është mjaftueshëm.  “Kemi probleme me arsimin, kemi probleme me transparencën e kontratave të përkohshme, e mbi të gjitha probleme me drejtuesit e shkollave”, deklaroi ai.  Rama tha se sa u takon mësuesve, sistemi i krijuar përmes testimeve do të vazhdojë të konsolidohet, ndërsa deklaroi se problematikë janë drejtorët e shkollave.
“Ka ndodhur që është bërë baltë me drejtorët dhe nëndrejtorët e shkollave. Do t’i vihet fre kësaj në të gjitha ato rastet kur konstatohet nivel shqetësues injorance i drejtuesve të shkollave”, shtoi ai.
Për të zëvendësuar një pjesë të këtyre drejtorëve, Kryeministri tha se do të ftohen 300 mësuesit që kanë dalë më mirë nga testimi i fundit kombëtar i organizuar nga Ministria e Arsimit.
“Drejtorë shkollash që janë nën nivelin e mësuesve nuk mund të pranohen, e për këtë arsye, 300 mësuesit më të mirë të dalë nga testimi kombëtar, do të ftohen të drejtojnë shkollat në vend të 300 drejtorëve më problematikë të sistemit arsimor”, u shpreh ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy