Qeveria shpall “Dëshmorë të Atdheut” katër viktimat e 21 janarit/ Rama: Drejtësia vonon por nuk harron (VIDEO)

Qeveria shpall “Dëshmorë të Atdheut” katër viktimat e 21 janarit/ Rama: Drejtësia vonon por nuk harron (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama po përkujton me një ceremoni të veçantë në kryeministri 10-vjetorin e vrasës së katër protestuesve të PS nga Garda e Republikës. Rama ka pritur në kryeministri familjarët e katër viktimave.

Kryeministriu deklaroi se katër të rënëve, qeveria e Republikës së Shqipërisë ka vendosur të japë titullin e lartë të "Dëshmorit të Atdheut".

Para 10 vitesh humbën jetën Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtajn.

Sipas Ramës, ajo ngjarje e hidhur ka ndikuar në historinë dhe rrugëtimin e qeverisë socialiste në dy drejtime. Si për marrëdhënien mes qeverisë dhe protestave ashtu edhe në drejtim të transformimit të sistemit të drejtësisë.

Kryeministri theksoi se “21 janari”, shërbeu për të nxjerrë në pah “në sytë e të gjithëve llumin e politikës dhe drejtësisë”.

“Tragjedia e 21 janarit dhe në këtë 10 vjetor qeveria e republikës së Shqipërisë ka vendosur të japë titullin e lartë të dëshmorit të atdheut për të katërt dëshmorët e protestës paqësore të 21 janarit. Sot është dita për reflektim, se si ajo ngjarje tragjike mori katër jetë të pafajshme.

Njëkohësisht sot është dita për të bërë një reflektim pas këtij rrugëtimi 10 vjecar në përpjekjen për të kuptuar bashkarisht se si ajo ngjarje tragjike dhe 4 jetë të pafajshme të humbura kanë ndikuar historinë tonë të re në dy drejtime themelore:
Nga njëra anë, në drejtim të marrëdhënies së qeverisë me protestën
Nga ana tjetër në drejtim të transformimit të sistemit të drejtësisë.

21 janari përtej plagëve të pangushëllueshme që hapi në shpirtin e familjeve të të 4 dëshmorëve e përtej plagës së madhe që hapi në shoqërinë tonë, shërbeu për të nxjerrë në pah në sytë e të gjithëve llumin e politikës dhe drejtësisë.

Të politikës si mjet në funksion të pushtetit të kthyer në qëllim në vetvete dhe të drejtësisë si një mur i madh i pakapërcyeshëm për njerëzit e këtij vendi dhe për shoqërinë në përpjekje të kalimit nga një regjim totalitar n ë një shtet funksional mbi bazën e lirive e të drejtave të njeriut.

Nëse e shohim në aspektin e parë besoj se sot kemi të gjitha arsyet për tu përulur me mirënjohje të madhe përpara kujtimit të këtyre 4 dëshmorëve.

Humbja e jetës të të cilëve vuri një vijë të kuqe e qartësisht të lexueshme për të gjithë, duke e bërë të pakapërcyeshme forcën e shtetit në raport me lirinë dhe të drejtën për të protestuar.

Unë jam krenar që ne si pjesë e asaj përpjekje në një kohë tjetër e në një kohë tejet të vështirë e të ngatërruar, me marrjen e përgjegjësisë së madhe të qeverisjes së vendit kemi qenë mishërimi i një vullneti të palëkundur për të garantuar për të gjithë e gjithmonë lirinë e të drejtën për të protestuar.

Në situata shumë herë më dramatike, nga pikëpamja e kërcënimit të fuqisë së protestës, në tejkalim të gjithë asaj kornize që përcakton kushtetuta e ligji, për të drejtën për të protestuar, kemi garantuar një reagim proporcional duke siguruar në cdo rast që në radhë të parë jeta e protestuesit të mos vihet asesi në pikëpyetje e dinjiteti i protestës që është dinjteti i shoqërisë të mos shkelet në emër të mbrojtjes së gardhit apo në emër të mbrojtjes së hapësirës përtej gardhit pavarësisht ekseseve të përsëritura me të cilat e gjithë shoqëria është përballur drejtpërdrejt duke ndjekur zhvillimet e protestave”, tha kryeministri Rama. 

Rama më tej ka thënë se procesi i formatimit të sistemit në Drejtësi po vijon dhe shpresa nuk duhet humbur. Ai ka shtuar se nëse duhet të shohim dosjen e personave të akuzuar për 21 Janarin, sipas tij mund të mendohet se në fakt janë faqet e një libri satirik.

 “Dy persona të evidentuar si persona që kanë qëlluar, që kanë vrarë konsiderohen nga Gjykata si dy individë që nuk kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, nuk e njihnin asnjërin prej viktimave dhe s’kanë pasur bashkëpunim me persona të tretë dhe e thotë Gjykata e Apelit. Dhe nuk e thotë me fjalë e thotë që këta persona nuk kanë dashur të vrasin, por nga vetëbesimi kanë krijuar viktima. Njësoj si terroristët që nuk njohin viktimat kur vënë një bombë në një stacion, njësoj si terroristët nuk bashkëpunojnë me palë të treta.

Ky është absurdi i jetës reale të organizmit dhe sistemit të drejtësisë me të cilën ne përballmi, që përpiqen të cojnë përpara deri në fund atë pjesë që na takon.” ka thënë Rama ndër të tjera.

Sipas Ramës duke cituar gjykatën, këta persona nuk kanë dashur të vrasin por kanë krijuar viktima.

“Njësoj si terroristët që vënë bomba dhe nuk i njohin viktimat” ka deklaruar Rama.

Më tej ai e ka cilësuar si absurd dhe si jetë reale e sistemit të drejtësisë që po përballet qeveria në pozicionin që i takon. Ai ka shtuar se po përpiqen të gjitha strukturat për të çuar para sistemin e Drejtësisë.

“Vettingu është filtri që pastron prurjet në sistemi. Është pastruar nga kanceri që degradoi sistemin duke degraduar organizmin e shtetit. Do jetë faza tjetër e sistemit të pastruar nga kanceri që do të realizojë atë që njerëzit presin me padurim. Goditjen e të gjithë atyre që morën peng drejtësinë dhe e bënë vendin tonë ku e drejta shitej e blihej.” ka thënë Rama.

Kryeministri Rama është zotuar në takimin që ka pasur mes familjarët e katër protestuesve të vrarë në 21 janar 2011, se të gjithë ata që kanë vrarë për herë të dytë Ziver Veizin, Hekuran Dedën, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika, duke mos dhënë drejtësi, do të përgjigjen.

“Dhe ata të cilët i vranë për herë të dytë, dhe i vranë në bashkëpunim, me njëri-tjetrin dhe palë të tjera, të veshur në togun e zezë të gjykatësve, do përgjigjen. Do përgjigjen siç do përgjigjen të gjithë gjykatësit dhe prokurorët që janë angazhuar fortë për ta bërë 25 prillin referendum kundër kësaj qeverie, bashkë me udhëheqësin e këtij referendumi.

Unë dhe gjithë kolegët, kemi qenë, jemi dhe do të jemi, njësoj si të ishit ju, sa herë që vjen fjala apo vjen puna për të adresuar këtë çështje ende të hapur. Dhe dua të ndaj me ju besimin tim që çështjet e drejtësisë, edhe në këtë çështje, sot për Shqipërinë vlen më shumë se në çdo rast tjetër, fjala e popullit “Drejtësia vonon por nuk harron asnjëherë”, tha Rama ndër të tjera.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy