Nxënësit shqiptar të fundit për ‘mendimin krijues’/ Sula: E pritshme. Rezultat i braktisjes që shteti i ka bërë sistemit arsimor (VIDEO)

Nxënësit shqiptar të fundit për ‘mendimin krijues’/ Sula: E pritshme. Rezultat i braktisjes që shteti i ka bërë sistemit arsimor (VIDEO)

Raporti i fundit i publikuar ditën e djeshme nga PISA e rendit Shqipërinë në vendin e fundit në programin për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve.

Sipas kësaj matje, Shqipëria është renditur në vendin e fundit me vetëm 13 pikë, ndërsa në vend të parë është Singapori me 41 pikë në renditjen me 64 shtete.

 

Drupal Ad

 

 

 

Së këndejmi, drejtuesja e Departamentit te Arsimit në PD, Lili Sula, thotë për ‘MCN live’, se me këtë dëshmohet se jemi 2.5 herë më ulët se mesatarja e vendeve të ECD-së.

Për herë të parë bëhet vlerësimi i aftësive krijuese të 15 vjeçarëve tanë dhe Shqipëria renditet e fundit me pikë, me 13 pikë.

Duke qenë shumë më poshtë se mesatarja e vendeve të ECD-së, 33 pikë, dhe në këtë kuptim duke bërë këtë lloj raporti jemi 2.5 herë më ulët se mesatarja e vendeve të ECD-së, që do të thotë e shprehur me të dhëna të tjera, afërsisht 3-4 vende më poshtë në shkallën e vlerësimit të mendimeve krijuese sipas standardeve të testimit ndërkombëtar PISA.

Sula, e quan këtë fakt tregues se si po rrënohet dhe degradohet sistemi arsimor shqiptar.

Ajo thotë se rezultati ishte i pritshëm bazuar në rezultatet e PISA-s së viti të kaluar për Shqipërinë.

Është dëshpëruese, është tronditëse, është tregues i rrënimit të sistemit tonë arsimor nga njëra anë por nga ana tjetër mendoj se nuk është e befasishme.

Është shprehur që testimi i PISAS në dhjetor të vitit të kaluar, solli të tjera të dhëna aftësore në lidhje me fëmijët tanë në lexim, matematikë dhe shkencë, të cilat poashtu ishin dëshpëruese, kështu që nuk e shikoj si gjithë të shkëputur këtë proces rënie të lirë të degradimit dhe gremisje së sistemin tonë arsimor, por që nga ana tjetër neve japim rendësi dhe e mediatizojmë vetëm kur vjen nga të dhënat e ndërkombëtarëve.

Drejtuesja e Departamentit te Arsimit në PD, drejton gishtin nga shteti si rezultat të braktisjes që qeveria po i bënë sistemit arsimor në vend.  

Kemi vite që themi se sistemi jonë arsimor është i trajtuar jo me një strategji të mirëfilltë profesionale, që të ketë në qendër të vëmendjes, dinjitetin e mësuesit dhe nxënësin në trajtimin e tyre me profesionalizëm, me dinjitet, por është në një rënie gjithnjë më poshtë.

Pra e gjithë kjo vjen si përshkallëzim i situatës  rënies së lirë dhe gremisjes së sistemit tonë arsimor për këto 12 vjet. Vjen si rezultat i testimeve të mëparshme që u publikua në dhjetorin e vitit të kaluar, por që tregojnë një braktisje që qeveria dhe shteti i kanë bërë sistemin arsimor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy