Mbledhja e liderëve të BE, Cenkollari: Raporti i Bashkimit Europian me Rusinë, në qendër të diskutimeve

Mbledhja e liderëve të BE, Cenkollari: Raporti i Bashkimit Europian me Rusinë, në qendër të diskutimeve

Pas turit në Europë të presidentit amerikan, Joe Biden, ishte koha e liderëve të Bashkimit Europian të mblidheshin. Mesdita i ka hapur rrugën samitit dy ditor të krerëve të Unionit në Bruksel, me një axhendë të ngjeshur, dominuar nga Covid 19, Turqia dhe Rusia.

Zëvendëskryeredaktorja e MCN TV, Klementina Cenkollari, e cila prej ditës së djeshme ndodhet në Bruksel, gjatë lidhjes me studion e lajmeve, deklaroi lidhur me pikat e axhendës formale dhe informale sot duke thënë se në qendër të diskutimeve ka qenë raporti i BE-së me Rusinë dhe lehtësimi i masave antiCovid.

Që në orën 12:00 ka nisur Samiti i Liderëve Europian në Bruksel ku dominante ka qenë çështja e lehtësimit të masave antiCovid. Natyrisht çështje të tjera janë raportet me Turqinë ku kancelarja Angela Merkel ka surprizuar duke folur shumë shkurt për nevojën e një dialogu me Turqinë. Çështja që është në diskutim është edhe raporti i Bashkimit Europian me Rusinë, kjo edhe nga turi që bëri presidenti Joe Biden në Europë.

Kujtojmë se surprizë sot ishte edhe propozimi franko-gjerman për një samit BE-Rusi, ku Cenkollari e pyetur se si është pritur mes vendeve të Unionit, u shpreh se e kanë hedhur këtë diskutim që në orët e para të ditës së sotme.

Sipas saj, ky është një propozim i ardhur nga kancelarja Merkel që e cilëson një qasje të re, veçanërisht pas ndërhyrjes në Ukrainë dhe helmimit të Navalny.

Ky propozim është mbështetur edhe nga presidenti i Francës, Emanuel Macron, i cili është shprehur se diskutimi me Rusinë është rruga e vetme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy