Gjatë raportimit në Kuvend të ministres së Shëndetësisë lidhur me situatën covid në vend, ministrja Ogerta Manastriliu u shpreh se marrëveshja e Shqipërisë me kompaninë Pfizer për sigurimin e 23400 dozave të vaksinave, do të ndihmojë shumë në zgjerimin e fushatës së vaksinimit.
Përsa i përket shqetësimit të shumë shteteve për variantin e ri të koronavirusit, Manastirliu konfirmoi se versioni Delta nuk është konstatuar ende në Shqipëri, porse sipas saj, nevojitet nga ana e qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë dhe të kërkojnë të testohen.
“Kjo situatë reflekton fushatën e suksesshme të vaksinimit. Mbi 17 mijë qytetarë u vaksinuan për herë të parë në dy ditët që ishin pa fasha moshash. 1.1 mln doza vaksinash deri më tani dhe jemi të vendosuir të vijojmë me një fushatë më të gjerë vaksinimi në territor përmes marrëveshjeve me vaksinave. Sot sjellim në Kuvend për miratim, një tjetër marrëveshje për vaksinat Pfizer pjesë e marrëveshjes me CVOAX përmes këtij instrumenti do të sigurojmë 1.140.000 vaksina të Pfizer. Nëpërmjet instrumentit COVAX u bë e mundur mbërritja e 120 mijë dozave të AstraZeneca dhe marrëveshja e rradhës me Pfizer/Overseas nga e cila do të marrim 23400 doza vaksinash të cilat pritet të mbërrijnë së shpejti. Është një tjetër kontratë përveç asaj që ka aktualisht.
Situata në vend është pozitive. Shqipëria është ndër vendet e para në rajon që ësthë vlerësuar me riskun më të ulët të infektimit. Këto janë tregues pozitiv të ecurisë në vend por ka një alert. Është variant i ri Delta i cili është cilësuar shqetësues dhe nga OBSH. Është i pranishëm në vendet e rajonit. Për këtë arsye kërkohet një kujdes maksimal. Ne do ndjekim rekomandimin e ekspertëve. Po vijojmë me lehtësimin e masave COVID. Ne po vijojmë ta ndjekim situatën me kujdes, nëpërmjet rrjetit të survejancës. Në laboratorët tanë nuk ka asnjë rast te variantit të ri Delta. Është e rëndësishmne të kemi ndërgjegjësimin dhe besimin e qytetarëve për të mos neglizhuar asnjë shenjë të sëmundjes” – tha Manastirliu.
Sezoni i verës do të shoqërohet me fushatën e vaksinimit. Ogerta Manastirliu tha se do të ketë vaksinimi edhe në shtëpi për të pamundurit.
“Realizuam dhe po realizojmë nga momenti i parë i vaksinimit masiv, mbi 10 mijë vaksinime çdo ditë. Presim nga muaji gusht mbërritjen e më shumë vaksinave. Do vijojmë me strategjinë tonë të vaksinimit në komunitet. Gjatë verës do realizojmë një fushatë intensive vaksinimi me vaksinimin në komunitet dhe për të pamundurit që nuk lëvizin nga shtëpia. Është i rëndësishëm që gjatë këtij procesi të kemi një mbulesë të mirë vaksinale të grupmoshave. Ne do vijojmë gjithashtu me ditët e hapura të vaksinimit dhe në muajin korrik dhe gusht. Kemi në fokus vaksinimin, është e vetmja armë jetëshpëtuese. Të gjithë ata që u jepet mundësia për tu vaksinuar, ta shferytëzojnë. Të mos ketë asnjë neglizhencë” – tha Manastirliu.



