
Emigrantët shqiptarë duket se nuk janë edhe aq të zotë kur është fjala për të folur anglishten. Një analizë e faqes “Quartz” me të dhënat e dala nga censusi në SHBA tregon se emigrantët shqiptarë të mbërritur atje në periudhën e viteve 1995-2000 nuk kanë pasur aftësi të mira në gjuhën angleze.
Emigratët që e flasin më mirë anglishten janë ata të mbërritur nga Cape Verde, një vend në Afrikë. Pas tij renditet Skocia, Japonia, Arabia Saudite, Kroacia, Gjermania, Meksika, Bosnja, Somalia, Sudani, Italia, Ukraina, Rusia, Porto Riko, Hungaria, Armenia, Sllovakia, Kuba, Belgjika, Uzbekistani, Maroku, Afganistani, Iraku, Portugalia, Shqipëria dhe Koreja.
Shumica e emigrantëve me performancën më të mirë në anglisht vijnë nga vende të varfra. Sudani dhe Somalia janë ndër anglishtfolësit më të mirë, pavarësisht se Trump nuk ka ndonjë simpati për emigrantët nga këto vende, të cilat pak ditë më parë i cilësoi si gjiriz.
Klasifikimi është hartuar pas testimit të njohurive në anglisht, por edhe përparimit me kalimin e viteve. Shifrat tregojnë se me kalimin e kohës, pavarësisht gjuhës së origjinës, anglishtja e emigrantëve përmirësohet. Sipas statistikave, në krahasim me vitin 2005, viti 2015 ka shënuar një rritje me 71% të njohjes së anglishtes.



